Flet kunata e 35 vjeçares
Nevila Pjetri, e cila u gjet e vrarë në Itali. Kunata e së ndjerës teksa ka veshur rrobat e zisë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qënë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vellezërit me familjet e tyre. Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë. Ajo thotë se 35 vjeçarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht pasi janë të varfër.

Dy ditë nga ngjarja, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për ti kryer sipas zakoneve ritet mortore.
Në lidhje me lajmet se 35 vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali, familjarja thotë se nuk ka patur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.