Më datë 27.09.2025, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar në lëvizje në aksin “Bradashesh-Elbasan”, një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë për ndalim. Drejtuesi, shtetasi E. M., 37 vjeç, ka ndaluar automjetin, por nuk i është bindur urdhrit për të dhënë dokumentacionin.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin E. M., në Komisariat, për verifikim. Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi E. M. ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale për ketë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve i referuan në Prokurori, për vlerësim.