Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. A., 49 vjeç, banues në fshatin Grekan, Belsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit është djegur edhe një sipërfaqe toke me barishte.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Egnatia news