Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona të cilët akuzohen se kanë kanousur me thikë një 23 vjeçar.
Uniformat blu bëjnë të ditur se shtetasit me iniciale R.B.,19 vjeç dhe H.P., 16 vjeç, banues në Elbasan,kanë goditur me grusht dhe kanosur me thikë 23 vjeçarin me iniciale F.K.
Ngjarja ka ndodhur në Parkun “Rinia”,ku këta shtetas në bashkpunim me njëri-tjetrin kanë marrë prej të riut një shumë prej 5.000 lekësh.
Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale” Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, shtetasi me iniciale G.GJ.,41vjeç,i cili ishte së bashku me dy shtetasit e tjerë.
Njoftimi i plotë.
Goditën dhe kanosën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.
Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi G. Gj., 41 vjeç, i cili ishte bashkë me dy shtetasit e arrestuar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.