Informacion mbi situaten ne qarkun Elbasan.
Qe prej mbremjes se djeshme ne qarkun Elbasan jane nderprere reshjet e shiut dhe debores. Nga informacionet e marra nga bashkite e qarkut Elbasan rezulton se:
Akset rrugore nacionale jane te gjitha te hapura per qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktuese kane punuar qe ne oret e para te mengjesit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire. Por ne disa segmente mund te kete prani akulli ne rruge. Rekomandohet qe mjetet te levizin me goma dimerore.
Akset rurale ne bashkine Elbasan jane me probleme ne tre Nj.A Labinot Mal, Gracen dhe Funare. Trashesia e debores ne keto akse arrin nga 10-20cm. Ne Labinot Mal si pasoje e eres trashesia ne disa segmente arrin rreth 1m. Ne keto akse ka edhe prani akulli.
Ne bashkine Gramsh rruget qe lidhin Nj.A Lenie, Kukur e Porocan me fshatrat jane te bllokuara me ngrice dhe debore.
Ne bashkine Librazhd kemi bllokim te qarkullimit ne qe lidhin Nj.A me fshatrat e tyre. E njejta gje vlen edhe per bashkine Prrenjas.
Per shkak te situates dhe bllokimeve te akseve rrugore kemi nderprerje te mesimit ne shkollat ne Rrajce Skenderbe dhe Bardhaj te bashkise Prrenjas si edhe 2 shkolla ne Nj.A Orenje te bashkise Librazhd.
Persa i perket furnizimit me energji elektrike kemi nderprerje ne shume njesi administrative. Ne Librazhd kemi nderprerje ne fshatrat e Nj.A Stebleve Polis dhe Lunik. Ne bashkine Gramsh kemi nderprerje ne nje pjese te bashkise dhe disa fshatra te Nj.A Tunje, Kushove e Lenie. Ne bashkine Cerrik nderprerje te energjise ne nje pjese te Nj.A Mollas. Ne bashkine Elbasan kemi nderprerje ne disa fshatra te Nj.A Gracen e Funare e Tregan. Ne bashkine Peqin ne Nj.A Perparim.