Lidhur me rritjet e çmimeve te sherbimeve Egnatia News diten e sotme kreu nje vezhgim ne qytetin e Elbasanit dhe ne periferi te tij, sesa varjon çmimi i konsumimt te kafe-s .Pas mbarimit te ketij vezhgimi konstatuam dicka te çuditeshme. Cdo biznes i cili ofron komsumin e kafe-s tek qytetaret e blen ate me nje çmim te njejte ndonese çmimet rruges ndryshojne. E njejta kafe ne periferi te qytetit te Elbasanit ofrohet 30 deri ne 40 lek me lire se ne qender te qytetit , kete fakt e pohojne edhe banoret te cilet konsumojne kafen ne periferi te Elbasanit ku çmimi me i larte eshte 60 lek.
Sapo vendosesh ne brendesi te qendres se Elbasanit ndeshesh me çmime stratosferike, ku biznesi me i thjeshte qe te ofron komsumin e kafes varjon me çmime te ndryshme nga 80 lek deri ne 100 lek. Kete fakt e pohojne edhe qytetaret e Elbasanit teksa shprehen se nuk eshte e drejte qe nje konsumim i kafeines te shpenzoje kaq shume, pasi bizneset e blejne me nje çmim te njejte.