Erion Murataj PSD

Tashmë që kemi hyrë në kulmin e fushatës zgjedhore beteja sa vjen e bëhet me e ashpër mes kandidatëve që garojnë për një mandate deputeti.

Por gara humb çdo llojë vlere kur një kandidate e mbi të gjitha një grua merr guximin dhe ushtron presion mbi qytetarët në këmbim të votës.

Kjo ka ndodhur me banorët në zonën e Shpatit në Elbasan të cilët thonë se janë përballur me mesazhe me tone kërcënuese nga ana e deputetes aktuale të PS Dasantila Tahiraj.

Duke treguar dobësi politike por gjithashtu në kundërshtim me ligjin electoral kjo zonjë e cila është aktualisht deputete e qarkut të Elbasanit në 4 vite mandat nuk u ngrit asnjëherë të merrte fjalën për të folur për problemet që kanë fshatrat e Elbasanit e sidomos zona e Shpatit e cila është ndër zonat që nuk ka njohur asnjë investim në të paktën 15 vitet e fundit edhe pse banorët e fshatrave, Hajdara, Mlizë, Byshek, Shushicë, Fushë Buall,Trepsenisht, Shelcan, Lleshan,Gjinar, Kamiçan, Seltë, Zavalinë, Derstilë, Pashtesh, Nezhan etj, etj e kanë votur në vitin 2021 dhe I dhanë mandatin e deputetes duke I besuar premtimeve të saj.

Duke e njohur tashmë dhe duke e ditur se kjo deputete I gënjeu dhe në 4 vite nuk u duk më në këto fshatra shumë qytetarë të Elbasanit kanë shfaqur hapur edhe pëlqime për kandidatë të tjerë gjë që ka irrituar demonët e Dasantilës e cila nuk ka nguruar të vërë në lëvizje besnikët e saj për të ‘kërcënuar” votuesit .

Kërcënimet mbi vendin e punës apo heqja e asistencëve janë diçka që populli shqiptar e di mirë por kur këto “kërcënime”  vijnë nga një grua, nga një nënë nga një zonjë e cila e ka marrë më parë besimin e qytetarëve kjo është e patolerueshme.

Kujtojme për çdo qytetar të qarkut të Elbasanit se që prej datës 11 Prill për të mbikqyrur mbarëvajtjen e zgjedhjeve është ngritur Task Forca e SPAK në Elbasan e cila drejtohet nga Prokurori Ols Dado! Kërcënimi, shantazhi , blerja apo shitja e votës është vepër penale dhe dënohet me burg. Ftojmë çdo qytetar të qarkut të Elbasanit që të denoncojnë çdo lloj forme presioni që mund tju ushtrohet në këmbim të votës pasi SPAK është në Elbasan dhe mediat do jenë në krah të qytetarëve për ti mundësuar të drejtën e votës të lirë dhe të pandikuar nga asnjë lloj subjekti politik.