Për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, Kanionet e Holtës mbeten një prej veçorive të natyrës shqiptare.Vetëm 80 kilometra larg nga Tirana ndodhet kjo bukuri e natyrws qw mirwpret turistw. Me një gjatësi prej 3.5 kilometër Holta në Gramsh përben një peizazh mahnitës. Format e veçanta shkëmbore krijuar nga rrjedha e ujërave të kristalta, pjesë e të cilave janë dhe ato termale . Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma masivisht edhe për shkak të terrenit të saj të thyer, por kjo nuk i pengon aventurierët e lartësive dhe të apasionuarit pas natyrës.
Sinkron: turistet e aventures
Arsye tjetër se përse turistët zgjedhin Holtën janë cmimet e ulëta , por dhe se aty mund të organizojnë piknik e të lahen në ujërat e freskët dhe termale.
Holta mbetet ndër veçoritë shqiptare dhe destinacioni i duhur për fundjavën e veçantë dhe plot adrenaline. Kujdes turistë duhet të tregojnë në kohë reshjesh pasi lumi i Holtës vërshon.



