Kryetari i Bashkisë Elbasan, z Gledian Llatja ka marrë pjesë në takimin e organizuar me drejtues të partive politike të Këshillit të Bashkisë Kristiansand Norvegji, për të ndarë praktikat më të mira në vullnetarizmin lokal dhe për të prezantuar prioritetet dhe eksperiencën e Bashkisë Elbasan në këtë kontekst.
Ky takim u organizua falë organizatës PVN Shqipëri pēr rrjetëzimin ndërmjet qyteteve shqiptare dhe norvegjeze.
Takimi i zhvillua në Bashkinë Kristiansand me Kryetarin e Bashkisë Z. @oddvarjan , administratën lokale së bashku me kolegët Kryetarë të Bashkive Lushnje, Berat dhe Tropojë ku u ndanë eksperiencat e secilit në kuadër të përfshirjes së programeve të vullnetarizmit dhe ku u prezantuan mundësitë dhe sfidat e Bashkive Elbasan, Berat, Tropojë, Lushnje.
Gjatë takimit me Drejtuesin e Dhomës së Tregëtisë në Kristiansand, u diskutua rreth mundësive për rritjen e prezencës së sipërmarrësve Norvegjezë në Shqipëri, ku një vend të veçantë zunë mundësitë në sektorin e turizmit.