Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A. G., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij, një shtetase, pa dëshirën e saj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Egnatia news