Dikur sheshi i Elbasanit, do të karakterizohej për pishat e mëdha që rrethonin murin e kalasë, ku shumë qytetarë do të gjenin qetësin e tyre nën freskinë e hijeve të pishave.

Sot e vemtja hije që është e disponueshme për të moshuarit, ndodhet pranë murit të vjetër në sheshin e qytetit. Siç shikohet dhe nga pamjet, muri është krejtësisht i amortizuar, thyrja e tepërt dhe pjesët e munguara e bëjnë tepër të vështirë qëndrimin e të moshuarve.

Më parë bazamenti i këtij muri ishte me dërrasa ku i jepnin mundësi qytetarëve të uleshin, por në një kohë tepër të shkurtër ata janë marrë me forcë dhe askush nuk është vënë para një përgjegjësie.

Qytetarët shprehen për Egnatia News se Bashkia e Elbasanit duhet të ndërhyjë për rikonstruksionin e murit i cili është dhunuar, veç vështirësive për të qëndruar, ata shprehen se çdo turist që vjen në qytetin e Elbasanit, ndalesën e parë e ka në sheshin e qytetit dhe ky mur është ndeshja e parë e tyre me qytetin, çka ka sjellur dhe jo një mendim të mirë.

Prej kohësh ky mur është bërë një vend qëndrimi për të moshuarit, pasi është e vetmja hije ku i lejon ata të qetësohen.