Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis;
-S. A., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. T., 64 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë në këtë automjet. -M. M., 40 vjeç, shtetas çek, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën;
-P. Gj., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me 2 automjete me drejtues përkatësisht shtetasit K. F., 60 vjeç banues në Tiranë dhe O. T., 47 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., dhe O. T., si edhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin O. T., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 64 vjeç, banues në fshatin Qukës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.