Teksa jemi në ditët e fundit të muajit Gusht duke se kryetari aKtual i bashkisë së Elbasanit ka “përveshur” mëngët për të filluar fushatën e cila I paraprin zgjedhjeve vendore. Siç është bërë “traditë” tashmë, ashtu si vitet e mëparshme “puna” fillon me inagurimet e ndonjë investimi të bërë pas shumë kërkesash e vitesh pritje nga ana e banorëve, siç është rasti I banorëve të lagjes “Dyli Haxhire” . Në një kohë rekord, është bërë i mundur shtrimi i rrjetit të ri të ujësjellësit për 50 banorë të rrugës “ Tasim Luniku” në lagjen “ Dyli Haxhire”.

15 familjet e kësaj lagjeje kanë që pas viteve 90 që jetonin në një informalitet sa i përket ujit të pijshëm.

Gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve, kryebashkiaku i Elbasanit z. Gledian Llatja, edhe një herë e vuri theksin tek problematikat që kanë zonat informale në Elbasan të mbartura pas viteve 90. Sinkron: Gledian LLatja ( Kryebashkiaku Elbasanit)

 Vetëm pak ditë më parë u realizua prova e parë e linjës së re të tubacionit të ujësjellësit nga Krasta deri në Fushë Mbret, duke shmangur një pjesë të madhe të humbjeve në rrjet. /Egnatia news