Rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej më shumë se një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët thonë se problemet me furnizimin me ujë të pijshëm kanë rreth 6 vite që i vuajnë por situata është përkeqësuar në fund të 2024 ku uji i pijshëm është ndërprerë. Shprehen se janë ankuar pranë UKE për situatën por nuk kanë marrë ende një përgjigje se përse nuk kanë ujë ndaj i kanë kërkuar antarit të këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj të interesohet për situatën e tyre. Murataj ka qenë pranë banorëve per tu njohur më nga afër më problematikën.