ELBASAN/ OPOZITA NË LUFTË ME AFERAT KORRUPTIVE TË INCENERATORËVE, QYTETARËT: FLASIN PASI ENDE NUK KANË MARRË PJESËN E TYRE
Inceneratorët kanë qenë kryefjalë në dy vitet e fundit në Shqipëri ku gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion arrestoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalli në kërkim dy emra të tjerë të njohur që kanë në pronësi kompanitë. Të gjithë deputetë të Opozites PD-LSI kanë ngritur zërin e tyre kundrejt aferave korruptive dhe njëkohësisht kanë vetmarrë merita duke u shprehur që kanë qenë të parët që kanë nxjerrur në pah padrejtësitë që bëhen me taksat e qytetarëve. Ndonëse ministra apo dhe deputetë të Maxhorancës janë të përfshirë në afera korruptive me shuma monetare marramendëse, Kryeministri Edi Rama fjalën e tij të fundit ja ka lënë SPAKUT. Të pyetur qytetarët e Elbasanit lidhur me aferat korruptive në Inceneratorët, ata shprehen për Egnatia News se Opozita leh sepse ende nuk ka marrë një copë për të kafshuar. Ata shprehen se të treja partitë nuk dallojnë nga njëra-tjetra pasi janë të zhytur në korrupsion.
Aktualisht në Shqipëri janë tre inceneratorë, Tiranë, Elbasan dhe Fier ku SPAK ka vendosur nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit, dhe kompaninë që e ka ndërtuar.