Shqipëria sot po përballet me ditët e saj më të vështira, rritja e çmimeve të produkteve e ka bërë jetesën akoma dhe më të vështirë për qytetarët.
Qyteti i Elbasanit renditet një ndër qytetet e para me shifra të larta të papunësisë. Rreth 10,000 qytetarë sot enden në rrugët e qytetit të papunë, shpresa për ta është e pakët. Në qytetin e Elbasanit në një familje prej 5 anëtarësh është i punësuar vetëm 1 prej tyre.
Krahasuar me statistikat e një viti më parë, qyteti Elbasanit ka një rritje prej 1,000 përsonash të cilët janë të regjistruar të papunë. Shpresa për ta është e humbur por për të mbajtur fëmijët dhe familjet e tyre dalin në rrugë për të gjetur punë të zezë ,ndonëse jane të rralla ditët ku ata punojnë. E disa të tjerë enden në Zyrat e punës pa gjetur një zgjidhje për problemet e tyre.
Zyra e punës në Elbasan shprehet se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk dëshirojne punë të cilat aktualisht disponojmë , pasi mundësia për të punuar vjen sipas kërkesave të bizneseve. Në qytetin e Elbasanit, gjinia femerore ka pritshmëri më të madhe për të gjetur një vend pune.