Çmimet shumë të larta
Prej më shumë se një javë qytetarët shqiptarë janë duke protestuar për uljen e çmimeve të cilët gjatë muajit Mars kanë kapur nivele rekord duke bërë që një nga shtresat më të prekura të jetë ajo e pensionistëve.
Pavarësisht thirrjeve të qytetarëve, qeveria shqiptare ka reaguar duke marr masa kryesisht për uljen e çmimit të hidrokarbureve. Një ditë më parë gjatë takimit me pensionistet pas mbledhjes me qeverinë, kryeministri Edi Rama prezantoi 7 masat e marra, ku përfitonin edhe pensionistët. I pari i qeverisë tha se do të kompensojnë me 3 mijë lekë rritjen e çmimeve të shportës për shtresat në nevojë. Kjo shumë do të përfitohet për 3 muaj nga pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistë të invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.
Por duket se ky vendim i qeverisë nuk është mirëpritur nga qytetarët të cilët thonë se shuma është e paperfillshme dhe me aq pak para nuk mbulojnë dot as gjysmën e shpenzimeve.
Edhe pse do të ketë një rritje të masës së pensioneve kjo do të aplikohet vetëm për një periudhë kohore prej 3 muajsh. /Egnatia News