Vijon përdorimi i protestave qytetare dhe viktimave në Elbasan. Sikur mos mjaftonte përdorimi i 4 të vrarëve në bulevard edhe pas 12 vitesh nga kryeministri Rama edhe në Elbasan PD e rithemelimit duket se e kopjon dhe e vijon këte traditë. Disa dite me parë një i ri humbi jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.
Etiketimi politik pa i përcjelle trupin në banesën e fundit ishte shumë i ulët. Diten e djeshme nga disa postime në rrjetet sociale ishte njoftuar një protestë për sigurinë rrugore dhe jetët e humbura për shkak të saj. Dhe pse perdorimi politik i viktimave është një akt jo moral lind natyrshem pyetja.
Nëse Rama justifikon 21 janarin si vrasje politike dhe e perdore atë në menyre imorale sa here ka vit elektoral çfare justifikimi do te gjej opozita dhe zoti Boçi për të riun që humbi jeten nga një aksident automobilitstik .
E ndonse tradita e përdorimit të viktimave politikisht vijon është fakt që politika në të gjithe kahët e saj përfiton nga ky përdorim amoral./egnatia news