Llatja: Ishte investim i domosdoshëm
Bashkia e Elbasanit ka përfunduar investimin për ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse përgjatë lumit Shkumbin në fshatin Ullishtaj të njësisë administrative Papër.
Sa herë që kishte reshje gjatë stinës së dimrit situata bëhej e rrezikshme për banorët që jetonin në këtë zonë për shkak se Lumi rrezikonte që ti përmbyste. Sipas Kryebashkiakut Gledian Llatja ky ishte një investim jetik që i shpëton nga përmbytja dhe gërryerja banorët e asaj zone.
Llatja shton se investimet do të vijojnë edhe në qytet .
Investimi në argjinaturën e Lumit Shkumbin ishte mëse I domosdoshëm për shkak së ndërhyrja aty kishte munguar prej shumë vitesh.
