Një i ri adoleshent ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, i shoqëruar nga dy patrulla policie.

Adoleshenti ka trauma dhe plagë në trup. Dhoma ku është shtruar adoleshenti ruhet në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë si dhe nga prindërit.

Ende janë të paqarta motivet e plagosjes së të riut, por përjashtohet mundësia e plagosjes me armë të ftohtë apo armë zjarri.