Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht.
Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërsa janë lënduar rreth 8 persona.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit ndërsa të lënduarit sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
