Policia e Elbasani bën më dije se ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: • I. S., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasin M. F. (i shpallur në kërkim policor) dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një furgon në pronësi të shtetasit A. P.;
Si rezultat i hetimeve dyshohet se këta shtetas janë bashkautorë edhe të vjedhjes së një mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. K., më datë 14.05.2021; •
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: H. Sh., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Egnatia news