Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 33 vjeç, banues në Elbasan dhe A. K., 22 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrrollit fizik, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
Po nga këto shërbime u procedua penalisht shtetasja N. K., 56 vjeçe, banuese në fshatin Holtas, Gramsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në pronën e saj, pa lejen përkatëse.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin A. Rr., banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin Sh. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.