Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrance shtetasin M. L., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 18 vjeç dhe për një 15-vjeçar, pasi në aksin rrugor “Dërstilë-Gjinar”, janë përplasur motomjetet që drejtonin pa leje. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. M., 24 vjeç dhe D. S., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Dje, gjatë lyerjes së një banese, është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi F. H., 41 vjeç. Ai është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.