Një mega-operacion i SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Elbasanit ka çuar në pranga disa nga emrat më të njohur të botës së krimit në vendin tonë.
Mes tyre është edhe Kamer Mehja, një emër tepër i njohur në qytetin e Elbasanit, dhe pronar i disa bizneseve. Mehja, i cili e ka ndryshuar emrin në Agron, është vënë në pranga gjatë megaoperacionit masiv të SPAK në bashkëpunim me BKH dhe Policinë e Elbasait, e cila prej tetorit të vitit të kaluar drejtohet nga Ardian Çipa.
Mehja është pronar i disa bizneseve në zonën e Elbasanit, përfshi një njësi tregtare, automjete dhe pasuri të tjera të paluajtshme. Në emër të djalit të tij, Kamer (Agron) Mehja ka vendosur bar-restorant piceri “Basilico” që gjendet në lagjen “Qemal Stafa” të Elbsanit.
Ndonëse disa emra të tjerë të njohur nuk u arrit të arrestoheshin gjatë këtij operacioni, si Ervis Martinaj e Talo Çela, kreu i SPAK, Arben Kraja u shpreh se nuk bëhet fjalë për dekonspirim të operacionit, por sipas tij procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti.
Kamer Mehja rezulton i dënuar për “trafikim të armëve dhe municioneve”, për “plagosje të lehtë me dashje” dhe “mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”./newsbomb
Piceri Basilico, në pronësi të djalit të Kamer Mehjas