Partia Socialiste ka njohur shpopullimin e Shqipërisë dhe mungesen e specialistëve duke u detyruar te bëjë edhe disa ndryshime në kodin rrugor dhe të rrisë me 5 vite jetëgjatësinë e shoferëve përmes zgjatjes së vlefshmërisë së patentave. Ikja e shqiptarëve nga vendlindja e tyre është një fenomen i cili ka nisur te ndodhë vite më pare, por sic duket dhe nga statistikat ky vit është me shifra më të larta. Cdo qytetar teksa ecën në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit, vuan mungesën e fëmijëve apo vëllezërve të tij , të cilët janë larguar nga vendi i tyre për një jetë më të mirë. Të pyetur nga Egnatia News qytetarët Elbasanas shprehen se situata në vënd është tepër e keqe , duke detyruar cdo ditë shqiptarët të largohen nga vëndi i tyre. Fajtori për qytetarët mbetet gjithmon politika e cila ndër vite ka vjedhur popullin shqiptar.
Duket qartë teksa kalon në qytet dhe syri te ndeshet vetëm me moshat e treta. Ikja e të rinjve në qytetin e Elbasanit ka ndikuar tepër negativisht. Nje qytet qindra vjecare i cili sot po lufton me plakjen e tij.