Për të katërtin vit me radhë në zonën kodrinore të Godoleshit në Elbasan u kremtua festa lokale “Qershi dhe Dashuri”. Një festë e cila synon të promovojë resurset dhe produktet bio të zonës.
Vendasit ekspozuan për “miqtë”, tezgat e mbushura plot me qershi, vaj ulliri, reçel, komposto , turshi ndërsa organizatorët ishin kujdesur të ekspozonin edhe veshjet tradicionale të zonës si një mënyrë për të plotësuar dekorin festiv. Këtë vit pemët e qershisë kanë prodhuar në masë. Fermerët e zonës teksa prezantuan produktet e tyre ankohen për mungesën e tregut dhe forcës punëtore .
Festa “Qershi dhe Dashuri ” është kremtuar me iniciativën e vetë komunitetit të zonës. Teksa mori pjesë në aktivitet, kryebashkiaku Gledian Llatja premtoi se do ta mbështesë duke e shndërruar në traditë të përvitshme.