Një tjetër ditë me rritje infektimesh është shënuar sot.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në qarkun e Elbasanit janë konfirmuar 53 raste pozitive me virusin SARS Cov2, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 33 raste, Gramsh 13 raste, Librazhd 7 raste. Numri i përgjithshëm i infektimeve në qark tashmë është në shifrën e 565 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.