Numri i personave që po preken nga goditjet (hemoragjitë) cerebrale është rritur në mënyrë shqetësuese në Elbasan. Sipas mjekut neurolog një nga faktorët që ka ndikuar në rritje të numrit të personave që po preken nga kjo sëmundje është edhe periudha pas Covid 19, që tek shumë pacientë la pasoja shëndetësore.Gjithashtu hipertensioni i pakuruar po çon në aksidente cerebrale

Edhe mosha e të prekurve është ulur dhe mjeku thote se çdo ditë në urgjencë mbërrinjë 2-3 raste me hemoragji cerebrale. Jeta sedentare po ndikon edhe në këte sëmundje.