Njoftim
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se për shkak të fluksit të qarkullimit të automjeteve në qytet, nga data 11.12.2023 deri në fund të muajit dhjetor, në rrugën “28 Nëntori”, qarkullimi i automjeteve do të bëhet me dy sense lëvizjeje. 🚨⚠️🚘🚙
Me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e trafikut, rruga “28 Nëntori”, nga “Kryqëzimi i Neptunit” deri te “Rrethrrotullimi i konviketeve”, e cila aktualisht është me një sens të lëvizjes, duke filluar nga sot, do të funksionojë me dy kahe të lëvizjes së automjeteve dhe parkimet do të lejohen vetëm në njërën anë të rrugës.🚨🚫⚠️
Shërbimet e Policisë vijojnë maksimalisht të angazhuara për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor, lehtësimin e trafikut në qytet, si edhe për sigurinë rrugore të gjithë përdoruesve të rrugës.👮🏻♂️👮♀️
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të evidentojnë maksimalisht parkimet e gabuara, 🚫 të cilat behen shkak për bllokimin e levizjes së automjeteve të tjera🚘, pasi ndaj tyre do të meret masë administrative, ndërsa automjetet do të largohen me karrotrec.🚔 Gjithashtu, të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjet, si edhe të përdorin rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin rrugor.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.