Keqtrajtimi i kafshëve në strehën e ngritur nga bashkia ishte qëllimi i deklaratës për median nga shoqata e mbrojtjes së kafshëve në Elbasan , ku i pranishëm ishte dhe profesor Sazan Guri.Përfaqėsuesja e organizatës Mimoza Iseini i bëri thirrje bashkisë së Elbasanit të bashkëpunojnë pasi në strehëzën e financuar nga ajo katërputroshët jo vetëm nuk ushqehen por keqtrajtohen deri në ngordhje.
Sinkron: Mimoza Iseini- Përfaqësuesja e organizatës
Përballë gjykatës ku ka mjaft rezerva dhe i është drejtuar të shqyrtojë faktet që disponojnë ishte ambjentalisti Sazan Guri. Profesor Guri thotë se ka dyshime që organet e drejtësisë janë të blera.

Teksa thotw se disponon fakte të arkivuara në cv profesor Guri akuzon gjyqtarin që nuk e merr në shqyrtim por pa e zbardhur vendimin e kane çuar në gjykatën e Durrësit duke deklaruar moskopetencë.

Nga Elbasani ambjentalisti Guri tha se kryebashkiakët e rretheve janë duke ndjekur shembullin negativ të Erion Veliajt duke i kërcënuar se do ti coj në SPAK për keqtrajtimin dhe vrasjen e kafshëve endacake.