Ndërron jetë i riu që u plagos aksidentalisht nga shpërthimi me tritol në Elbasan.
Mësohet se 29-vjeçari Enea Themollari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur rëndë në korrik nga shpërthimi në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Themollari ishte fqinj me dy motrat, të cilat jetonin në një pallat në Elbasan. Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryentë vrasje në qytetin bregdetar.
