Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: Engjëll Vishkulli 27 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi duke drejtuar mjeti tip “Volkswagen”, është ndaluar nga Patrulla e Policisë dhe për të shmangur kontrollin i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5.000 lekë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news