Edhe pse kanë kaluar 24 orë, viktima e gjetur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papërr, është ende e paidentifikuar. Policia lokale raportoi se nga hetimet paraprake dyshohet se një shtetas rreth të 50-ve kishte humbur jetën pasi ishte aksidentuar nga një drejtues automjeti, edhe ky ende i paidentifikuar, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Teksa ende nuk janë identifikuar as viktima dhe as autori, ngjarja dyshohet se mund të ketë edhe mistere. Gjithsesi grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje si edhe për identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi vdekjen e 50-vjeçarit.

Krahas dyshimeve për një ngjarje aksidentale po hetohet edhe rreth dyshimeve për një ngjarje të mundshme kriminale. Ndërkaq kufoma ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe askush nuk është interesuar për identifikim e saj.