DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me kamionçinën me drejtues shtetasin Sh. P., 58 vjeç, banues në Elbasan dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Sh. P., B. P. dhe A. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Librazhd dhe Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-A. L., 37 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;
-R. K., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka shkaktuar ndotje, duke hedhur inerte në vendin e quajtur “Ura e Bonës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.