Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Elbasan – Librazhd”, ju bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin Xh. A., 34 vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari, ka përplasur shtetasin O. B., 78 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-R. M., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh, në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.