DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga shtetasin I. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas, pasi më datë 05.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- A. Ll, 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- S. T., 53 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë, shtetasin E. Ç.;
- F. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin e tij mbante pa të drejtë një dokument (stemën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).
Gjithashtu, shërbimet e Qarkullimit Rrugor e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin F. S., me masë administrative 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik shpallën në kërkim shtetasin E. B., 33 vjeç banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje në formën e armës së zjarrit shtetasin I. T., 40 vjeç dhe më pas është larguar.
Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.
Në stacionin e Policisë Belsh, ka kallëzuar shtetasja M. T., 34 vjeçe, banuese në Itali, se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.