DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -Q. P., pasi në fshatin Guri i zi, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke shtetërore, me shkurre dhe barishte; -N. E., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është futur në banesën e bashkëshortes së tij; -F. T., 53 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi në biznesin e saj (lavanderi), ka krijuar zhurmë që ka shqetësuar banorët e zonës
. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 31-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./egnatia news