Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kapën shtetasin S. H., 37 vjeç, banues në Cërrik, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lushnjës, në vitin 2019, e ka dënuar me 1 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lushnjë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë administrator i një firme mermeri, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi M. Ç., 27 vjeç, banues në Cërrik, i punësuar në këtë firmë, është dëmtuar në dorë gjatë kohës që ka qenë duke punuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: – A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin L. B., 40 vjeç, banues në Elbasan; – E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Dërstilë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. P., 57 vjeç, banues në fshatin Gjinar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar një shtetase 20 vjeçe se shtetasi G. B. e ka fyer dhe kanosur nëpërmjet celularit. –
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një gazetar, se në kazanet e mbeturinave pranë një magazine të vjetër, në lagjen “Haxhias” (mbrapa spitalit rajonal Elbasan), kishte mbetje spitalore, grupi hetimor ka shkuar në këtë adresë dhe ka kryer të gjitha veprimet hetimore për rastin.
Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.