Elbasan

Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe proçedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan  arrestuan në flagrancë shtetasin S.A., 22 vjeç banues Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u proçedua penalisht  shtetasi B.Sh., 38 vjeç, pasi në lagjen “Nr 2” duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin E.M., 20 vjeç,  I cili ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.  

Gjithashtu po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u proçedua penalisht shtetasja N.L.,38 vjeçe,  banuese në  Tiranë,  pasi në rrugën Elbasan –Cërrik, në fshatin Gjergjan, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesja e mjetit, shtetasja N.L, si dhe pasagjerët shtetasit I.L., dhe A.D., jashtë rrezikut për  jetën.

————

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proçeduan penalisht  shtetasin R.P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik , këtij shtetasi ju gjet një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proçeduan  penalisht për veprën penale “Shkatërim Prone” , shtetasin në kërkim D. B., 23 vjeç, banues në Elbasan.  Ky shtetas dyshohet se ka prerë disa ullinj, në ullishten e lagjes “Dyli Haxhire”, Elbasan.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, proçeduan penalisht për veprën penale “Zaptim Toke” shtetasen L.T., 57 vjeçe, me banim në Banjë, Cerrik, pasi ka rrethuar një sipërfaqe toke (rreth 1000 m2) ngjitur me rrethimin e Hidrocentralit të Banjës, sipërfaqe toke për të cilën  nuk dispononte asnjë dokumentacion. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.