Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Evidentohen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:
• O. C., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive;
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, shtetasin:
• I. R., 60 vjeç, banues në Gramsh pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një iPad në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan në gjendje të lirë shtetasin:
L. H., 24 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd, si dhe kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. C., 22 vjeç, G. D., 20 vjeç, banues në fshatin Polis, Gostim, Librazhd, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se i kanë vënë flakën mjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit N. C., banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd. Për pasojë është djegur pjesërisht mjeti, i cili ishte i parkuar para banesës së shtetasit N. C.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.