Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur duke vjedhur disa tuba metalike në biznesin në pronësi të shtetasit E. S. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 2 rasteve të tjera të vjedhjes, konkretisht: -Më datë 07.03.2022, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një kuti metalike dhe një kasafortë boshe në banesën e shtetasit A. Ç.; -Më datë 08.03.2022, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një vlerë të vogël monetare në banesën e shtetasit F. K. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhjet. —–
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. L., 59 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ky shtetas, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases E. Gj. E. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij./Egnatia news