- Që prej orës 02:00 të natës së sotme në fshatrat e njësive administrative Shushicë dhe Gjinar mungon energjia elektrike.
Mijra abonentë kanë mbetur pa furnizim të energjisë elektrike prej më shumë se 12 orësh. Gjatë ditëve të para të 2026 në zonën e Shpatit ka pasur vazhdimish probleme me shkëputjen e energjisë. Edhe pse kjo zonë nuk është përfshirë nga moti i keq ndaj paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur një difekt.






