Lorenco Hasani eshte nder te paktet lojtare qe nga ekipet e moshave ia ka dale qe te afrohet ne nje skuader te Superliges shqiptare dhe per me teper me nje skuader cilesore si Dinamo. Golat dhe paraqitjet e tij mbreselenese me Akademine e Futbollit Bajrami rane ne sy te trajnerit Bledi Shkembi, i cili ka besuar tek aftesite e tij. Vete Hasani nuk harron te falenderoje AF Bajramin per mundesine qe i dha per te treguar veten e tij ne fushen e lojes dhe shpreson qe paraqitjet pozitive me Dinamon te mos i mungojne, por te ndihmoje skuadren ne arritjet e objektivave.
Pa punen e mire te Akademise Bajrami edhe lojtaret e talentuar do ta kishin te veshtire te dilnin ne pah. Adiministratori Vladimir Bajrami pohon se kjo akademi do t’u jape mundesine te rinjve te promovohen, kjo edhe ne saje te trajnereve serioze qe merren me pergatitjen e ketyre brezave. Sipas tij, Hasani eshte nje futbollist qe do te beje diferencen tek Dinamo.
Lorenco Hasani ka qene nje nga futbollistet me te spikatur ne Elbasan me lojen dhe golat e tij dhe arritja e tij deri ne Superligen Shqiptare eshte nje promovim edhe i vlerave te qytetit te Elbasanit.
Egnatia news