Ditën e nesërme, në orën 18:00, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” do të zhvillohet ndeshja e volejbollit për të rritur mes ekipeve të meshkujve të Elbasanit dhe Erzenit.

Një përballje që pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet të fortë në parket, ku djemtë tanë do të luftojnë për çdo pikë me vendosmëri dhe karakter. Pavarësisht sfidave ekonomike, ata kanë dhënë maksimumin për të përfaqësuar me dinjitet qytetin dhe për të mbrojtur me krenari flamurin e klubit në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë Elbasanit.

Nesër ata kanë nevojë për mbështetjen e qytetit të tyre. Të gjithë drejt Pallatit të Sportit për të qenë pranë ekipit në këtë sfidë ndaj Erzenit. Prania juaj në tribunë është energjia që i jep forcë skuadrës në parket. Le ta kthejmë sallën në një festë verdheblu dhe të tregojmë edhe një herë se Elbasani di të qëndrojë pranë ekipit të tij.