Nga Erion Murataj
Malli janë qytetarët, paraja e ardhmja , tregtarët të njëjtit.
Konkluzion komik! Jo.
Realiteti që s’po duam ta shohim. Gledian Llatja pëfaqsuesi i një qeverie të krimbur në korrupsion përball Luciano Boçit njeriut që vuan hallin personal me dallimin se inati ndaj Bashës atëherë s’mund të përseritet dot sot që ska kujt ti mbaj inat brënda shtëpisë së bombarduar nga amerikanët .
I pari një fytyrë e re pasardhes i “lalës” edhe pse nuk arriti dot në 4 vite të ndërtonte model konkurues me ishin dhe i dyti i mundur nga “lala” në 2007 me një fitore brënda shtëpisë në 2021 po pa asnjë rekord për Elbasanin.
Një pazar që nuk shkon më larg se reflektimi në pasqyrë me “lalën” e aq përfolur i cili në dallim nga lal Saliu iku për mos lëvizur më fije .
Një pazar që vazhdon prej 32 vitesh çdo 2 vjet ku tezgat në tregun e shkatërruar të Elbasanit kanë tregtar që mburren me hallatet e të tjerëve .
Përjashtim bën ndonjë ambulant si ai i Alibeajt që dhe pse i pa deklaruar ende do filloj të çirret së shpejti .
Malli, qytetarët që presin të blihen me premtimin e parasë së të ardhmes nga Llatja e Boçi dhe ambulanti i Alibeajt.
Zgjidhja?
E para do ishte një alternativë që do të dilte nga qytetarët .
E dyta këshilli bashkiak për të cilin qartazi nuk i krasitet ulliri asnjërit prej tregtarëve të cilët do ja lënë këtë të fundit si plaçkë lufte ose si arka skarço partisë së liruar ose gjethembajtësve të freskut .
Në çdo rast alternativa del nga njerzit , ata të cilët tregtarët i konsiderojnë si mall në tregun e shkatërruar të Elbasanit .