Nga Erion Murataj!
Habia e vektorëve gjeostrategjikë që dikur përdorte diktatori Hoxha s’paska qenë fare pa gjë!
Kjo bëhet më e qartë kur lexojmë nga inteligjenca e SHBA se financimet për destabilizim të proçeseve demokratike e ndërhyrja në zgjedhje në shumë vende përfshire dhe Shqipërinë orkestrohet nga Rusia.
Faktet për prezencë individesh që janë të aftë të sulmojnë ushtarë që janë pjesë e NATO-s si ata në Gramsh dhe filtrim i padekonspiruar në ndonjë tjetër pikë gjeostrategjike tregon për seriozitetin e situatës.
Tani bëjmë një retrospektivë!
Kemi informacion nga SHBA se para ruse janë përdorur për destabilizim zgjedhor ku të deklaruara janë 500 000 dollar për PD.
Lind pyetja:- Ku pati destabilizim të qenësishëm zgjedhor?
Kujtesa me grupet e mbrojtjes së votës më çon tek ngjarja e 21 Prillit në Elbasan me 1 viktimë e disa të plagosur .
Pse vallë gadishmeria për të prodhuar viktima ishte kaq ushtarake në Elbasan?
Ishte militanteske për sekretarin e përgjithshëm të PD të asaj kohe apo e mirëpaguar( me parate e kujt )?
Hetimi për personazhet që sulmuan ushtarët shqiptar që janë për rrjedhojë e të NATO-s është jo vetëm një çeshtje nën hetim por dhe një provë institucionale për interesin ndaj Elbasanit.
Viktimat e procesit të destabilizuar zgjedhor të 25 Prillit dhe spiunët e uzinës së armëve mbase janë asimetrik por kanë ndodhur në Elbasan.
Po aq sa asimetrike janë akuzat për varësi ruse apo serbo – ruse mes trinomit të tollovisë politike të ketyre 32 viteve.
E meqë me stil ish drejtuesit e fushatës së 25 prillit janë larguar nga Elbasani duke lenë rusët të merren me punët e tyre mendoj se orgjia politike që prodhoi viktima meriton të pyetet për disa gjëra 😉.
Çorba ruse e paguar apo falas që gatuan, duhet vjellë herët a vonë.