1 në 3 fëmijë në Shqipëri ka probleme me skoliozën. Qytetet më të prekura rezultojnë Elbasani dhe Korca. Shifrat janë alarmante cka bën që për herë të parë Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të zhvillojë takimin e parë jashtë parlamentit e pikërisht në Elbasan duke e vënë theksin te depistimi i skoliozës te fëmijët si një masë për ta parandaluar këtë sëmundje e cila në shumicën e rasteve nuk njeh shkaqe.
Pandemia ndikoi negativisht në shtimin e kësaj sëmundjeje. Ekspozimi për shumë kohë para teknologjisë por edhe rikthimi në shkolla me canta të rënduara tha ai kanë shtuar rastet me skolioze te fëmijët dhe të rinjtë. Aktualisht ne Shqipëri rezultojnë të diagnostikuar me skolioze 837persona mes tyre 342 janë femije.
Dy përfaqësueset e qeverisë zv ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho dhe ajo e arsimit Nina Guga u përpoqën të reklamonin punën e bërë nga digasteret qe përfaqësonin , por disa herë u orjentuan në “shinat” e diskutimit nga kryetarja e komisionit Grida Duma
Sipas shifrave të bëra publike nga znj Braho vetëm në elbasan rezultojnë me skolioze 42 fëmijë, por sipas deputetit spaho shifrat nuk janë reale nëse bëhet një depistim në shkolla.
Ndërsa diskutimi vijoi me terma teknik të pranishmit kërkuan që viti i ri shkollor të nisë me depistimin e fëmijëve në shkolla duke e vënë theksin te parandalimi dhe evidentimi në kohë i sëmundjes.
Për këtë do të kërkohet ndihma e stafeve mjekësore dhe trajnimi i mësuesve të edikimit fizik.Komisioni vendosi afat muajin qershor që organizmat shtetëror të krijojnë një qasje të plotë rreth buxhetit të kërkon kjo nismë, por dhe sesi mund të kontribohet në evidentimin e rasteve ende të pazbuluara dhe edukimin e prinderve për këtë deformim te fëmijët e tyre./Egnatia news