Janë zhvilluar pasditen e kësaj të kësaj të mërkure dy sfidat e para të javës së 16-të të kampionatit Abissnet Superiore, ku u arrit edhe fitorja e parë.

Kështu, në “Elbasan Arena”, vendasit “Verdheblu” arritën të mundnin me rezultatin e thellë, 3-1, Bylisin, falë golit të Arsen Kasës dhe dopietës së Lleshit, ndërsa më miqtë goli i Ayodeji nuk mjaftoi pasi ndikim të madh në humbje pati edhe dalja me kartonin e kuq të Abazaj, në minutën e 30’-të.

Në krahun tjetër, Laçi është mjaftuar me 1 pikë në “Niko Dovana” përballë Teutës vendase, me djemtë e teknikut Edi Martini që i shpëtuan humbjes pas golit të Jazxhit në minutën e 79’-të, teksa më herë topin në rrjetë e kishte çuar Mjaki, në pjesën e parë.

Falë këtyre rezultateve, Elbasani ngjitet në kuotën e 21 pikë dhe mbeten në vendin e 5-të, posht tyre është Teuta me 6 pikë, ndjekur nga Laçi i vendit të 8-të me 16 pikë dhe Bylis i vendit të fundit me 13 pikë. /i.m /abcnews.al