Qytetarët vështirësi në përballimin e vapës

I nxehti afrikan prej disa ditësh ka goditur vendin tonë. Temperaturat e larta kanë arritur kulmin këto ditë. Një ndër qytetet që është prekur nga tempetaraturat e larta është edhe Elbasani ku sot është shënuar temmeratura 43 gradë.

Sipas qytetarëve kjo është një nga verat më të nxehta dhe për ta është pothuajse e papërballueshme .Ata  shprehen se gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për  të lehtësuar sado pak ditët e nxehta por jo gjithmonë ja dalin. Përpiqen të përballojnë vapën duke konsumuar sa më shumë pije ujë si dhe fruta dhe zarzavate .

Edhe nga mjekët këshillohet të mos dilet gjatë orarit të pikut nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të qëndroni në vende të freskëta dhe të konsumoni vazhdimisht lëngje.